1

Kurset, Fitimi & Raportet

Saraf Customer Support

Last Update një muaj më parë

 


Monedhat & Kurset (Currencies & Rates)

 


Këtu aktivizoni monedhat dhe vendosni kurset. Kursi shprehet si sasia e monedhës bazë (Lek) për 1 njësi të valutës: Blej përdoret kur zyra merr valutën nga klienti, Shit kur ia jep.
Klikoni “Set Rate” për të vendosur kursin, “History” për historikun ose “Edit”. Shtoni monedha të reja nga katalogu ose me “New Currency”“Open TV Display” hap tabelën publike të kurseve për ekranet.
Pa vendosur kursin, këmbimi nuk kryhet.


 


Fitimi (Profit)


Fitimi nga spread-i i kurseve, me kosto mesatare të ponderuar të blerjeve. Lart zgjidhni degën dhe periudhën.

Shihni: Fitimin total, Volumin e shitjeve, Marzhin mesatar, “Pozicionin e valutës & fitimin e pa-realizuar” (sa do fitonit po t'i shisnit sot me kursin tuaj), fitimin sipas monedhës dhe fitimin ditor.


 
 


Raporte (Reports)



Përmbledhje ditore, mujore dhe sipas monedhës për degën. Shihni Këmbimet, Xhiron, Depozitat, Tërheqjet dhe të anuluarat, si dhe ndarjen sipas monedhës e ditës.
“Print Report” për printim, “Aneksi Nr.2” për raportin zyrtar. Poshtë, “Paketa e kontabilistit” gjeneron një Excel me gjithë muajin (6 fletë) — gati për t'ia dërguar kontabilistit.


 


Aneksi Nr.2 & Raporti Ditor (BoA)





Raporti zyrtar ditor i veprimtarisë së këmbimit valutor (Aneksi Nr.2), me kursin mesatar të ponderuar për blerje/shitje dhe pozicionin në Lekë. Zgjidhni degën dhe datën.
“Print” për ta printuar, “Export Excel” për Excel, dhe “Export BoA (Operacionet ditore)” për skedarin me kodet zyrtare të monedhave për Bankën e Shqipërisë direkt per ngarkim ne sistemin raportues.


 
 
 

Was this article helpful?

0 out of 0 liked this article